Categories Kulture, Lajme

Fotogaleri/ Rrajca 3 vjet në UNESCO, mrekullia natyrore që tërheq turistë në çdo stinë

Administrata e Zonave te Mbrojtura Elbasan soli sot në vëmendje 3-vjetorin e Rrajcës në Unesco. Rrajca është një destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj sepse ofron bukuri të jashtëzakonshme natyrore.

Rrajca ka 2129.5 ha  zona strikte, 2509.85 zona buferike. Në 7 korrik 2017, në Sesionin  e 41-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i mbledhur në Krakovë, Poloni u miratua zgjerimi i zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetër të Ahut (Fagus sylvatica, L.) edhe me dy zona nga Shqipëria, duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s.

Ky zgjerim ndërkufitar i siteve të Trashëgimisë Botërore të pyjeve primar të Ahut të Karpateve dhe pyjeve të Ahut të Gjermanisë (Gjermania, Sllovakia, Ukraina) shtrihet në 12 vende. Që nga fundi i epokës së fundit të akullnajave, Ahu evropian u përhap nga disa strehime të izoluara në Alpe, Karpate, Mesdhe dhe Pirene, për një periudhë të shkurtër prej disa mijë vitesh në një proces që është ende në vazhdim. Ky zgjerim i suksesshëm lidhet me fleksibilitetin e llojit dhe tolerancën e kushteve të ndryshme klimatike, gjeografike dhe fizike.

Pyjet primar të Ahut të Karpateve dhe në rajonet e tjera të Evropës (Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Itali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Ukrainë), përfshihen në Listën e Trashëgimisë Botërore, të UNESCO-s.

Rrajca, një fshat në lartësitë e Librazhdit pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, po kthehet çdo vit e më tepër një atraksion i fuqishëm turistik. Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri madhështore, të cilat ndodhen në një lartësi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit. Janë Liqenet akullnajore të Rrajcës, pjesë e këtij Parkut, që e bëjnë Rrajcën një nga destinacionet e veçanta turistike natyrore që mund të eksplorohen në çdo stinë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME