Categories Kuriozitete

“Fotografia e Vitit për 2020-ën” Fotografit rus iu deshën 11 muaj për ta kapur atë çast

“Një paraqitje të shkurtër dhe unike, e një momenti intim, thellë në një pyll magjik” – është cilësuar fotografia fituese e vitit 2020 për jetën e egër. Gjykatësi Roz Kidman Cox, kryetar i panelit, dha këtë gjykim për foton e shkrepur nga rusi Sergey Gorshkov.

Fotografia e një tigreshe siberiane, specie e rrezikuar të zhduket, duke përqafuar një bredh Mançurian në Lindjen e Largët Ruse ka fituar çmimin “Fotografia e Vitit për 2020-ën”. Fotografit Gorshkov iu deshën rreth 11 muaj për ta kapur këtë çast.

“Pamja e jashtëzakonshme e tigreshës, e zhytur në mjedisin e saj natyror, na ofron shpresë, pasi raportet e fundit sugjerojnë se numrat po rriten nga përpjekjet e përkushtuara për ruajtjen e habitatit dhe të species. Përmes fuqisë unike emocionuese të fotografisë, ne kujtojmë për bukuritë që ka bota natyrore dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për t a mbrojtur atë “.

Ndër fituesit e kategorive të tjera, është Liina Heikkinen e cila fitoi çmimin si fotografja më e mirë e re. Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe fitues të tjerë në kategori të ndryshme për fotot më të bukura nga natyra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME