Categories Lajme

Fotot e pesë personave me te rrezikshem në Shqipëri

Arrestimi i 50 personave më të kërkuar në Shqipëri janë objekt I punës së Njësisë së Kërkimit. Ndërkohë janë  publikuar dhe fotot e 5 më të rrezikshmëve.

Njoftimi i policise

Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.

Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të  fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm. 
vijon /Ora News.tv/

Ende ne kerkim

dritan lleshi
altin arapi
eduard kurti
gentian tako
gezim memeti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME