Categories Lajme

Rama informon nga rrugët e Brukselit se çfarë premtimesh mori nga Ursula von der Leyen

Nga rrugët e Brukselit, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të diskutimit të gjatë që pati mbrëmjen e të martës me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me fokus të veçantë përgatitjen për konferencën e donatorëve që do të zhvillohet në 17 shkurt në Bruksel për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë për procesin e rindërtimit.

Rama: E informuam për të gjithë aspektet e punës sonë për trajtimin e pastërmetit. Serioziteti me të cilin po organizohet konferenca e donatorëve është maksimal, pavarësisht se ne e dimë se shuma e mundshme që ne mund të mbledhim në atë konferencë nuk do të përmbushë dot të gjitha nevojat. Plani i Presidentes shkon përtej konferencës.Do të vazhdojmë të punojmë së bashku, ndamë me të dhe idetë e financimit të rindërtimit.

Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur as procesi i integrimit në BE.

Rama: Presidentja e KE ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave. Ndërkohë është kaq e sigurtë se fati i vendimit mbi çeljen e negociatave do të varet nga ecuria e debatit të brendshëm të BE mbi vetëveten dhe të ardhmen e  gjithë procesit të zgjerimit.

Rama gjithashtu tha se Presidentja e KE-së mbështet planin për shengenin rajonal.

Rama: Presidentja e Komisionit e sheh me entuziazëm përpjekjen për të çuar përpara procesin e Berlinit përmes marrëveshjeve që do të çojnë në lehtësimin e lëvizjes në rajon dhe finalizimin e shengenit rajonal. BE do të luajë rol mbështetës financiarisht dhe politikisht.

Gjatë ditës së sotme, shefi i qeverisë shqiptare do të jetë në selinë e NATO-s në cilësinë e kreut të OSBE, ndërsa pasdite do të fluturojë për Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME