Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prezantuar sot kompleksin “Thumana”, që do ndërtohet në Thumanë pas prishjes së godinave që janë dëmtuar nga tërmeti.
Me anë të disa fotove në Facebook, Pacolli shkruan se ka përfunduar projekti i ndërtesave me apartamente moderne që do të ndërtohen në Thumanë. Ai shton se tani është çdo gjë gati për ndërtim dhe kompleksi do financohet nga familja e tij.

