Ai është gjithnjë provokues dhe tërheq vëmendje me deklaratat e tij. Biznesmeni i njohur nga Tepelena, Elton Ilirjani, është hasur edhe me reagime të pakëndshme, duke qenë se shpesh ka thyer tabu në vend. Por ai e ka dhe një përgjigje për këto. Përmes disa fotove të postuara në rrjetin e tij social Instagram, Ilirjani duket se i përgjigjet të gjithë atyre që e kritikojnë.
Në një nga fotot ai shkruan:
Më marrshin të keqen se jam super pjeshkë! Kanë bukë të hanë?
Në foton tjetër biznesmeni shihet teksa qëndron i ulur në një bordurë e cila tregon drejtimin për në tualet. Eltonit nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm se ta përdorë këtë pamje si përgjigje ndaj personave që nuk e pëlqejnë.
Ai shkruan: Dedikuar injorantëve dhe idiotëve; më marrshi të keqen dhe syri juaj në hale; Ishallah!

