Categories Lajme

Vlorë, burg për pengmarrësit/ Gjykata lë në qeli dy nga tre të arrestuarit, morën peng 39 vjeçarin nga Kosova

Dy nga tre pengmarrësit e një shtetasi nga kosova do vijojnë të qëndrojnë në qeli.

Gjykata e Vlorës la në burg Orest Çorapajn dhe Julian Zogajn, ndërsa Vilson Agaj do qëndrojë nën masën e arrestit shtëpiak.

Të tre personat e arrestuar pak ditë më parë si pengmarrës në këmbim të lirisë I kërkonin Fisnik Xhakës t’u jepte 70 mijë euro.

Pengmarrësit dhe pengu ishin njohur me njëri tjetrin në një shtet te Bashkimit Europian ku kishin bërë një marrëveshje të paligjshme për trafik droge.

Ata dhunuan 39 vjeçarin nga Kosova dhe e morën peng pasi ky I fundit kishte dalë garant që disa persona në Europë të merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro me pretendimin se lekët do i paguanin më vonë.

Vlonjatët dërguan drogën në një vend të BE-së, por personi që e mori nuk u ka kthyer paratë.

Alarmin në polici e dha e motra e pengut. Me banim në suedi, ajo kontaktoi interpolin që njoftoi policinë e Vlorës.

Fisnik Xhaka mbahej peng në një banesë që ishte e monitoruar tërësisht nga kamerat e sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME