Categories Lajme

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

Një ngjarje shqetësuese është shënuar në fshatin Krapës, njësia administrative Portëz e Bashkisë Fier, ku brenda një kohe shumë të shkurtër janë konstatuar ngordhje masive të shpendëve, duke ngritur dyshime për përhapjen e mundshme të gripit të shpendëve.

Banorët tregojnë se shpendët kanë shfaqur shenja të rënda sëmundjeje dhe më pas kanë ngordhur brenda pak orësh, duke shtuar frikën për një infeksion të rrezikshëm që mund të përhapet edhe në fermat përreth. Shqetësimi lidhet jo vetëm me dëmet në blegtori, por edhe me rrezikun potencial për shëndetin publik.

Situata rëndohet më tej nga mënyra e menaxhimit të shpendëve të ngordhur. Sipas banorëve, një pjesë e tyre po asgjësohen përmes groposjes, ndërsa të tjerë janë hedhur në lumin Gjanicë, një veprim që ngre alarmin për ndotje mjedisore.

Lumi Gjanicë kalon në zona të banuara dhe bujqësore, përshkon qytetin e Fierit dhe derdhet në det, duke e bërë rrezikun edhe më të gjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME