Categories Lajme

Fotot/ Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e mágjishme sa herë që bie nata

Reine ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Tipari i tij më simpatik janë shtëpitë, kryesisht ngjyrë vishnjë që dallojnë gjatë dimrit nga bora e cila mbulon shpatet e malit Reinebringen që duket në sfond.Banohet vetëm nga 300 banorë, të cilët kryesisht merren me peshkimin. Edhe pse konsiderohet si një nga pjesët më të paarritshëm të vendit vizitohet nga mijëra turistë çdo vit. Pse? Sepse në këtë pikë të vogël në hartë, ndodh diçka mágjike sa herë që erret. Në Reine kemi shfaqjen më mbresëlënëse të fenomenit natyror që quhet “Dritat e veriut”.

Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara. Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër. Ky fenomen është i njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë thuhet se është Aristoteli. Si krijohet?

Nga përplasja e grimcave të ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet) nga hapësira, të cilat bllokohen në fushën magnetike të tokës, lëvizin drejt Polit të Veriut, dhe më në fund reagojnë me grimcat e ajrit. Le të mos ecim më tej me shpjegimet shkencore, por do t’ju themi se “aurora borealis” (dritat veriore), të cilat shfaqen zakonisht në vendet nordike e kanë prejardhjen e emrit nga perëndesha romake e agimit, «Aurora» dhe nga zona gjeografike e Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME