Categories Lajme

I morri makinën kushërirës dhe më pas tentoi t’ia hidhte ne erë, 40-vjeçari në Tiranë fundoset nga ajo që i gjejnë në banesë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar në zonën e Kombinatit, i cili akuzohet se vodhi automjetin e kushërirës së tij, dhe më pas tentoi që ta digjte atë.Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë: Vodhi automjetin e kushërirës së tij, kapet dhe prangoset nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në tentativë për ta djegur automjetin. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur “Casa Italia”, rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, në një parkim ishte vjedhur automjeti në pronësi të shtetases B. Gj., bazuar dhe në pamjet filmike, menjeherë organizuan punën për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale, pas disa orësh kërkimesh u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 40 vjeç, banues në Kamzë. Ky shtetas u kap në tentativë për ta djegur mjetin, pasi e kishte lyer me lëndë djegëse (benzinë), por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i djegies së mjetit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, për veprime të mëtejshme hetimore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME