Categories Lajme

FOTOT -VIDEO/ Bllokohet lokali i famshëm i shqiptarit në Itali, arrestohen 53 persona, detaje

Në Itali është goditur Klani i Shqiptarëve që merrej me shpërndarjen e drogës nga Shqipëri, drejt Italisë dhe Austrisë.

Mediat italiane shkruajnë se u finalizua operacioni antidrogë, i quajtur “CONTINUOASPACCIARE” ku përfshihej shoqata kriminale, e cila kontrollonte tregun e shpërndarjes së drogës në provincat e Trentos dhe Bolzanos. Mes të dyshuarve janë 70 trafikantë droge, 53 prej të cilëve janë arrestuar mes të huajve dhe Italisë.

Gjthashtu bëhet e ditur se është sekuestruar nga Guardia di Finanzia lokali i famshëm i shqiptarit në Itali.  Në vijimësi të këtij operacioni është mbyllur kafeneja në sheshin e kryeqytetit, lokali ’34’ i cili ndodhet në piazza Duomo në Trento. Dyshohet se biznesi drejtohej nga shtetas me kombësi shqiptare dhe sipas akuzës, ishte pikë shpërndarje në qendrën historike të Trentos.

Operacioni kishte për qëllim shkatërrimin e një organizate kriminale për trafik ndërkombëtar droge, të lidhur me klanet shqiptare. Operacioni i koduar “Continuoaspacciare” çoi në hetimin e një rrjeti të gjerë subjektesh, me 70 trafikantë të dyshuar droge, nga të cilët 53 u arrestuan jashtë dhe brenda Italisë. Sipas autoriteteve italiane banda me degë ndërkombëtare bënte trafik midis Italisë veriore dhe Austrisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME