Categories Sport

Ofertë joshëse për Leaon, PSG tremb Milanin, kuqezinjtë nuk heqin dorë nga shërbimet e tij

Merkato është ende larg, por PSG nuk dëshiron të humbasë kohë. Gazzetta dello Sport shkruan se parisenët dëshriojnë të kenë në gjirin e tyre sulmuesin portugez të Milanit, Rafael Leao.

Gjigantët francez janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për kuqezinjtë dhe 6 milionë euro në sezon për lojtarin. Shifra këto të kënaqshme për të gjithë, por “Djalli” duket se nuk është gati për të hequr dorë nga shërbimet e një ylli të tillë.

Gjithsesi, PSG do tentojë deri në fund për të bindur 22 vjeçarin e lindur në Almada. Leao është një emër i njohur për Ligue 1, pasi ka kontribuar për Lille.

Milan shpreson që të mbajë lojtarin edhe për 2 sezonet e ardhshme, ashtu siç është e shkruar në kontratë. Leao ka qenë protagonist absolut i kryesuesve të Serie A këtë edicion futbollistik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME