Categories Kuriozitete

“Fqinja më kërkon marrëdhënie se*suale”, 37-vjeçari “në hall” i shkruan psikologes: S’po rezistoj…

Rubrika “Dear Deidre” e “The Sun” këtë herë sjell historinë e një djali 37-vjeçar, i cili ka humbur pothuajse çdo gjë e si rezultat ka shkuar në shtëpinë e vëllait të tij, aty ku jeton dhe nëna.

Mirëpo, një fqinje 40-vjeçare ka shprehur hapur pëlqimin ndaj tij e tashmë i kërkon të kryejnë marrëdhënie sek  suale, por ai druhet se kjo gjë do ta shqetësojë shumë nënën e tij nëse ajo e mëson situatën.

“Po luaj një lojë të r rezikshme me fqinjën time. Kemi shkëmbyer disa p uthje pasionante dhe po bëj çmundem për t’i rezistuar që të shmang t radhtinë, por nuk mendoj se jam kaq i fuqishëm. Jam një djalë beqar, 37 vjeç, dhe u zhvendosa në shtëpinë e vëllait tim kur humba vendin e punës. Nëna ka jetuar aty për vetëm 3 vite, prandaj mezi i njihja fqinjët, por kemi biseduar gjatë kohës së pandemisë.

Kemi ngjitur me shtëpinë një çift që ka tre fëmijë. Ai është 42 vjeç, ndërsa gruaja e tij 40 vjeç. Një mbasdite, gjatë kohës që bashkëshorti i saj ishte në punë dhe fëmijët tek shtëpia e një shoku, ajo më ofroi një birrë. Pas kësaj, më dhuroi një puthje në buzë.

Isha i s urprizuar, por reagova instinktivisht duke i kthyer p uthjen. Kjo më dha shumë emocione, dhe bësoj se ndodhi për shkak të situatës së r rezikshme në të cilën ndodheshim.

‘Kam muaj që pres ta bëj këtë gjë’,- më tha. Isha i shqetësuar se nëna ime do të na shihte, prandaj pasi shkëmbyem disa fjalë, shkova menjëherë brenda. Nëna po shihte TV dhe nuk dinte asgjë rreth asaj që sapo kishte ndodhur.

Pas disa javësh u takova sërish me fqinjën dhe më tha hapur se martesa e saj kishte marrë fund dhe se nuk kryenin marrëdhënie s eks uale. Po atë natë vendosëm të dilnim në një klub nate për të pirë disa gota. Kjo grua është me të vërtetë s eksi!

Edhe pse më ka parë në gjendje jo të mirë si fizike, ashtu edhe emocionale, sërish ka shprehur pëlqim ndaj meje. Kemi disa javë që takohemi në fshehtësi. Këtë javë më tha se familja e saj do të largohet, por ajo nuk mund të shkojë për shkak të punës. Më kërkoi që të shkoja tek ajo. Por nuk di se çfarë të bëj.”

“Dear Deidre” thotë:  “Mos shkoni. Do ta vështirësoni më shumë jetën tuaj dhe do të prishni marrëdhënien që keni me nënën nëse gjithçka zbulohet.

Nëse martesa e kësaj gruaje ka marrë fund, atëherë ajo nuk duhet ta anashkalojë situatën, por duhet të flasë me bashkëshortin e saj dhe me fëmijët.

Nëse vazhdon të këmbëngulë që ju të shkoni ta vizitoni, thuajini se nuk jeni personi tek i cili vajzat mund të shkojnë për ngushëllim apo thjesht për t’u argëtuar. Jepini kurajo që të shkojë të këshillohet së bashku me partnerin tek specialistët e çifteve, nëse gjërat mes tyre janë vërtet aq keq.”/Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME