Categories Lajme

Zjarret e qëllimshme? Del videoja, burri i vë flakën fushës dhe largohet pa e kuptuar se është filmuar

Një dorë njërëzore fshihet në zjarret që kanë përfshirë rajonin, të paktën kjo duket në një video të publikuara nga mediat italiane.

Mediat italiane, kanë nxjerrë pamjet të siguruar nga një kamera kurthe, e ku tregohet momenti se si një person vendos me qëllim flakët. Në pamjet në fjalë, shihet një burrë, teksa ecën përgjatë një fushe, që rrethohet nga barë i thatë.  Në një moment, ai ndalon, nxjerr çakmakun nga xhepi dhe i vendos barit flakën. Ai largohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ndërsa pas, lë masa të mëdha zjarri. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Një pjesë e mirë e Evropës është përfshirë nga zjarre të shumta. Turqia, Italia, Spanja, Greqia, por edhe vendi ynë, janë duke u përballur me situata të rënduar të flakëve.

Megjithëse mijëra forca operacionale ndodhen në terren, flakët janë të vështira për t’u shuar e neutralizuar, pasi si aleat kryesor kanë erën, që favorizon përhapjen e saj me shpejtësi. Në Greqi, ishulli Evias, por edhe rajone të tjera janë në një situatë kritike.

Në ishullin në fjalë, banorët janë evakuuar dhe mijëra ha pemë, tokë bujqësore dhe pyje janë shkrumbuar totalisht, e madje, edhe banesat janë përfshirë nga flakët. Situata e rënduar në Itali, shfaqet në Jug të vendit, me zonën e Siçilisë e më gjerë, që para disa javësh u përfshi nga zjarre të shumta. Situata atje paraqitet më e qëndrueshme.

Turqia sakaq, ka pasur një situatë të rënduar. Zonat turistike të Bodrumit, Antalias u përfshinë në flakët, me turistë e banorë që largoheshin të traumatizuar nga vendngjarja. Në Turqi, u regjistruan dhe viktima.

Dyshimet e autoriteteve ishin se zjarret ishin të qëllimshme, të vendosura pra jo prek natyrës, por nga dora e njeriut. E njëjta gjë është thënë shpesh dhe në Shqipëri, nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Policia e Shtetit, njoftoi sot se nga Jugu në Veri, janë arrestuar 15 persona, pasi ndaj tyre, ka fakte e prova konkrete se kanë ndezur me qëllim vatra zjarresh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ambasadori i SHBA-së në NATO vizitë në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë: Vlerësojmë dhe mbrojmë vlerat tona të përbashkëta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur Ambasadorint e SHBA-së në NATO, Matthew…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria miraton masën e indeksimit për pensionet, ja si do të llogaritet

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandal \ “Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”/ Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë: Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME