Categories Teknologji

Google bën ndryshime të mëdha për të mbrojtur të miturit

Google po bën ndryshime në Youtube dhe aplikacione të tjera për të mbrojtur fëmijët midis moshës 13 dhe 17-vjeç.

Me përditësimin e fundit, Google ka lejuar të miturit ose prindërit e tyre të kërkojnë heqjen e fotografive të tyre nga kërkimi i imazheve në Google, të cilat kjo e fundit i tërhoqi nga videot e tyre në Youtube, e të cilat janë automatikisht private.

Me këtë veprim, Google dëshiron të mbrojë fëmijët e mitur që krijojnë dhe postojnë video në Youtube. Ata gjithashtu duan të lejojnë prindërit të kenë kontroll mbi përmbajtjen që publikohet dhe ku do të shihet e gjitha.

Kjo vlen kryesisht për Youtube dhe Youtube Kids, ku fotot e të miturve do të fiken automatikisht.

Gjithashtu, Google njoftoi se do të heqë “shumë përmbajtje komerciale” në Youtube Kids dhe do të përjashtojë reklamat, në mënyrë që t’i mbrojë fëmijët nga “ndikimi i drejtpërdrejtë mbi ta, në mënyrë që të mos shpenzojnë para për produkte”.

Sa i përket aplikacioneve të tjera, Google do të çaktivizojë historinë e vendndodhjes për të miturit dhe ata nuk do të jenë në gjendje ta kthejnë atë vetë. Reklamat e synuara gjithashtu do të bllokohen për të gjitha kanalet e drejtuara nga të miturit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME