Categories Lajme

Fqinjët tregojnë k.rimin që t.ronditi Librazhdin, i gjeti djali, të dy u.lërinin. Kur erdhi policia, burri u hodh nga ballkoni

Familja Gjokola ne Librazhd ka përjetuar t m e rrin pas lajmit se kryefamiljari, Daut Gjokola, 53 vjeç, i ka marrë jetën duke e m a sakruar me th ikë, 15 herë, brenda banesës së tyre, bashkëshortes, Luljetës, katër vjet më të vogël se ai.

Mësohet se çifti Daut dhe Luljeta Gjokola janë parë nga fqinjët të ngjiten të qetë në ashensorin e pallatit ku kishin apartamentin, ndërkohë që djali i tyre, Eduard Gjokola, 26 vjeç ka shkuar në banesë pak pas orës 22:00.

Burime nga grupi hetimor thanë për “BalkanWeb” se djali rezulton të ketë mbërritur në banesë si zakonisht dhe nuk ka kuptuar se me prindërve kishte ndonjë tension.

Ata kanë qenë në dhomën e tyre të gjumit kur ai nga kuzhina ku ndodhej duke parë televizor ka dëgjuar u lërimat e nënës së tij. I alarmuar ka hyrë në dhomën e prindërve dhe aty ka gjetur nënën e mbuluar me gj ak dhe që të dy u lërinin për ndihmë.

Zhurmat e mëdha kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për ndihmë dhe kanë njoftuar policinë. Ata (fqinjët) janë përballur me ngjarjen e rende, ndërsa menduan se gruaja kishte pësuar ndonjë aksident dhe e kanë transportuar në urgjencë. Ndërkohë që djali i çiftit në një gjendje të rënduar psikologjike i binte murit me kokë. (Aktualisht gjendja e 26-vjeçarit është e rënduar psikologjikisht dhe ka qenë e pamundur marrja e tij në pyetje). Vetëm pak minuta më vonë në banesën ku ndodhi ngjarja ka mbërritur policia, e cila ka gjetur në dhomën e gjumit djalin me babain, ndërkohë që ky i fundit sapo ka dëgjuar emrin e tij ai nuk është përgjigjur. Në një gjendje shoku, Daut Gjokola ka bërë disa hapa pas dhe ka hapur derën e ballkonit dhe është hedhur nga kati i 4. 53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me 3 fëmijët e mitur largohet pa gjurmë nga banesa

Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME