Categories Lajme

Franca ashpërson masat anti-covid

Hyrja në muze e kinema, vetëm me pasaportë shëndetësore

Duke nisur nga kjo e mërkurë në Francë, ka hyrë në fuqi pasaporta e re shëndetësore kundër koronavirusit. Tani njerëzit duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, kanë test negativ apo janë shëruar nga koronavirusi, në mënyrë që të mund të hyjnë në shumicën, kinemave muzeve apo aktivitete të tjera publike me praninë e shumë njerëzve.

Ndërkohë që pritet që Parlamenti të debatojë edhe nëse një pasaportë e tillë do të kërkohet edhe për të hyrë në baret, restorantet apo qendrat tregtare. Masat e reja hyjnë në fuqi në një kohë kur Franca po përballet me një shtim të ndjeshëm të rasteve të reja të infektimeve.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, raportoi për 18,000 raste të reja të infektimit në vetëm 24 orë, çka përbën një rritje prej 150% krahasuar me vetëm një ditë më parë.

Autoritetet shëndetësore në Francë thanë se kjo gjë nuk ishte parë asnjëherë më parë, edhe gjatë kulmit të koronavirusit gjatë fillimit të këtij viti, ndërsa shtimin e rasteve ia atribuojnë pikërisht variantit Delta i cili ka për një përhapje shumë më të shpejtë se mutacionet e mëparshme.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur më parë se krahas pasaportës shëndetësore, vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe ata të shtëpive të të moshuarve, deri në muajin Shtator.

Planet e reja të qeverisë shkaktuan zemëratë tek francezët, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë protestuar në shumë qytete franceze, ndërsa dogjën edhe dy qendra vaksinimi. Drejt shtrëngimit të masave po shkon edhe Australia, ku zona të tjera kanë hyrë në karantinë totale.

Australia e Jugut, u bashkua me Victorian dhe pjesë të Uellsit të Ri Jugor në këtë bllokim të ri, ndërsa banorët nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre përveç për blerje ushqimesh dhe arsye të tjera thelbësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME