Categories Lifestyle

Pesë këshilla si të përzgjidhni shalqinin perfekt e të ëmbël

Momenti kur pret shalqinin në një ditë të nxehtë vere është t hikë me dy presa. Dëshira për zbuluar nuancën e kuqe dhe rrëzëllitëse të tulit mund të shuhet shumë shpejt, nëse shalqini që keni blerë nuk është i pjekur mjaftueshëm.

Përzgjedhja e një shalqini të shijshëm e të kuq flakë kërkon një farë mjeshtërie që në shoqërinë shqiptare për shumë kohë i është atribuar meshkujve të shtëpisë.

Njollat E Mëdha

Lëvorja e shalqini zakonisht ka njolla të cilat janë të bardha dhe të verdha.

Këto njolla formohen gjatë vendosjes së shalqinit në tokë ose në fushë.

Shalqini me shijen më të mirë ka një njollë të madhe me ngjyrë kremoze me nuancë të verdhë, si shalqini në të djathtë në foton mësipër.

Shmangni shalqinjtë me njollë të bardhë sepse janë pa shumë shije. Sa më e verdhë njolla aq më i mirë shalqini.

Të Vrarat E Lëvores Të vrarat e lëvores që formojnë një rrjetë kafe të mirëfilltë ndodhin si pasojë e pllenimit të lules së bimës nga një insekt.

Sa më e madhe të jetë e vrara në fjalë, aq më i ëmbël do të jetë fruti.

Forma Shalqini që ka formë gjatoshe dhe të zgjatur është më i lëngshëm, ndërsa shalqini i rrumbullakët është më i ëmbël.

Bishti Bishti i shalqinit duhet të jetë i tharë dhe jo jeshil.

Nëse ai është jeshil, atëherë shalqini nuk është mjaftueshëm i pjekur.

Përmasat Përmasa ka rëndësi në përzgjedhjen e shalqinit. Nëse dëshironi të bëni zgjedhjen e duhur, gjithmonë kapni një shalqi mesatar por jo shumë të madh dhe as fare të vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME