Categories Bota, Lajme

Franca “digjet” nga protestat, Macron kërcen në koncertin e Elton John, plas indinjata

Vrasja e një 17-vjecari nga policia ngjalli një valë indinjate që ende nuk po shuhet në Francë, ku vazhdojnë protestat e dhunshme e zjarret nëpër rrugë.

Por pikërisht në një kohë të tillë tensionesh, presidenti Emmanuel Macron u filmua duke kërcyer nën tingujt e këngëve të Elton John-t në  Accor Arena të Parisit, ku këngëtari i madh po performonte në ndalesën e radhës së turit të tij të lamtumirës.

Kaq u desh që zemërata e francezëve të ndizej edhe më shumë. Autoritetet franceze dërguan me dhjetëra mijëra oficerë policie nëpër rrugë në përpjekje për të frenuar trazirat e përhapura urbane pas ekzekutimit të adoleshentit të identifikuar vetëm si Nahel.

Oficerit të policisë së akuzuar për shkrepjen e armës të martën iu dorëzua një akuzë paraprake për vrasje me dashje pasi prokurori Pascal Prache tha se hetimi i tij fillestar e çoi atë në përfundimin se “kushtet për përdorimin e ligjshëm të armës nuk ishin përmbushur”.

E ëma thotë se i biri u qëllua vetëm sepse ishte oficeri i policisë “pa fytyrën e një arabi”. Pavarësisht thirrjeve të qeverisë për qetësi dhe zotimeve se rendi do të rivendosej, tymi nga makinat dhe mbeturinat e djegura ishte i dukshëm në periferi të Parisit, Nanterre, pas një marshimi paqësor pasditen e së enjtes në nder të viktimës. Pas një takimi emergjent në mëngjes pas dhunës që plagosi shumë policë dhe dëmtoi gati 100 ndërtesa publike, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se numri i oficerëve në rrugë do të katërfishohej, nga 9,000 në 40,000.

Vetëm në rajonin e Parisit, numri i oficerëve të vendosur do të dyfishohej në 5000. Trazirat u shtrinë edhe në Bruksel, ku rreth 12 persona u arrestuan gjatë përleshjeve në lidhje me të shtënat në Francë. Zëdhënësja e policisë Ilse Van de Keere tha se disa zjarre u vunë nën kontroll dhe se të paktën një makinë u dogj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME