Categories Lajme

Francë, 13-vjeçari i jep fund jetës pas bullizmit në shkollë

Një djalë 13-vjeçar, i cili ishte viktimë e bullizmit homofobik në shkollë i ka dhënë fund jetës së tij duke kryer vetvrasje.

Ngjarja ka shkaktuar pikëllim dhe tronditje në Francë .

Prokurorët kanë nisur një hetim për ngacmimin e të mituri pasi djali 13-vjeçar, Lucas, vrau veten fundjavën e kaluar në rajonin Vosges të Francës lindore.

Prokurori i rrethit Frederick Nahon tha të enjten vonë se miqtë e djalit u thanë hetuesve se ai ishte ngacmuar “nga studentët në shkollën e tij për disa muaj për shkak të homoseksualitetit të tij”.

Ditari i Lucas përmbante një mesazh në të cilin ai “shprehte dëshirën e tij për të vrarë veten “.

Mgjithatë hetimi do të përcaktojë nëse kishte një “lidhje të drejtpërdrejtë” midis bullizmit në shkollë dhe vetëvrasjes.

Familja nuk ka ngritur padi, por situata në shkollën Louis Armand në qytetin e Golbey është raportuar në ministrinë e arsimit, shtoi prokurori.

“Mendoj për të gjithë studentët si ai që po ngacmohen. Dëshpërimi i tyre është baza e vendosmërisë sime për të parandaluar të gjitha format e bullizmit. Asnjë fëmijë nuk duhet të vrasë veten”, shkroi në Twitter ministri i Arsimit, Pape Diaget.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME