Varianti indian i covid-19 ka mbërritur edhe në Francë, duke alarmuar qeverinë dhe popullin. Sipas mediave ndërkombëtare, në Francë janë konfirmuar plot 20 persona me këtë variant, duke rritur rrezikun e përhapjes masive.
Lajmin e bëri me dije për mediat vendase, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran ditën e sotme. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar variantin indian të koronavirusit si “variant që kërkon interesim”, duke sugjeruar se mutacionet do ta bëjnë virusin më përhapës, të shkaktojë sëmundje më të rënda apo edhe të shmang imunitetin e siguruar nga vaksinat.