Categories Lajme

Francë për fitoren e PSG-së, vritet me thikë 17-vjeçari

Parisi është përfshirë në kaos pasi PSG fitoi finalen e Ligës së Kampioneve. Parizienët mposhtën Interin me rezultatin 5 me 0.

Pamje të rënda u shpërndanë, ndërsa kishte mbi 80 të arrestuar. Policia ndërhyri dhe dhuna u kthye në kryefjalë.

Ky ishte trofeu i parë për PSG-në në historinë e Champions. Mijëra tifozë përfshinë në zjarr edhe automjetet, që nuk shpëtuan në qytet.

Edhe pse fituan, trazirat priteshin pas ndeshjes. Kjo pasi skena të tilla kanë ndodhur me tifozët francezë edhe më parë.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në qytetin Dax të Francës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë në kraharor, në rrethana ende të paqarta.

Sipas raportimeve të BFMTV, i riu ishte pjesë e festimeve për fitoren e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampioneve, por mbrëmja festive përfundoi në tragjedi.

Viktima u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia franceze ka konfirmuar ngjarjen, por ende nuk është zbuluar motivi apo konteksti i saktë i konfliktit që çoi në vrasje. Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME