Categories Lajme

Fredi Beleri në Burg. Deputeti grek sot në Tiranë, takim me kryebashkiakun e Himarës

Greqia ka bërë lëvizjen e radhës për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, i cili prej katër muajsh ndodhet në paraburgim.

Sot deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos do të vijë në Tiranë, ku gatë vizitës në vendin tonë, Syrigos pritet të ketë një takim në ambientet e paraburgimit te Qendra Spitalore e Burgjeve Tiranë (Nënë Tereza).

Pas takimit, në orën 12:00, Syrigos do të prononcohet për mediat shqiptare, ku edhe do të zbulojë detaje nga takimi.

Arrestimi i Fredi Belerit ka ngritur tensionet me shtetin fqinj, ku zyrtarë grekë kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel. Fredi Beleri i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, mundi të fitojë kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro.

Gjithsesi Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin për marrjen e detyrës. Kryebashkiaku i Himarës rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg, nëse shpallet fajtor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME