Banorët e Librazhdit janë ndërgjegjësuar kundrejt masave të marra nga qeveria në kuadër të koronavirusit, duke qëndruar nëpër banesat e tyre.
Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se rregullat po respektohen dhe banorët po qëndrojnë në banesat e tyre.
Malaj informoi po ashtu se në bashkinë Librazhd janë kontaktuar nëpërmjet Policisë 61 personat e ardhur nga Italia.
Në Gramsh të 101 personat janë kontaktuar për të qëndruar në shtëpi, po ashtu dhe në Belsh janë kontaktuar 64 personat e ardhur nga Italia.
Në Cerrik janë kontaktuar 183 persona të kthyer nga Italia.
Nga një tampon i marrë dje një personi në Belsh, përgjigjia nga Instituti i Shëndetit Publik ishte negative.



