Categories Lajme

Fri kë nga koronavirusi? Balla: Kongresi i PS do të mbahet më 28 shkurt, nuk ka vend për panik. Sali Berisha burimi i alarmeve në këtë vend

Për sekretarin e përgjithshëm të PS, Taulant Balla, Kongresi i PS-së do të mbahet më 28 shkurt sipas programit të përcaktuar në Pallatin e Kongreseve. Pyetjes së gazetarëve nëse do të ishte me vend mbajtja e kongresit në një ambjent të mbyllur, Balla iu përgjigj duke thënë se nuk ka vend për panik, pasi qeveria ka marrë të gjiha masat e nevojshme në koordinim me OBSH që prej ditës kur ky virus u shfaq në Kinë.

“Së pari, Shqipëria është një shtet normal, ka një qeveri që bën detyrën cdo ditë. Ka një Ministri Shëndetësie që gjej rastin ta përgëzoj, për marrjen e masave shumë më parë në kohë se ky virus të afrohej ne Europë. Prej momentit të shfaqjes në Kinë, janë marrë masat në bazë të një protokolli të mirëdetajuar sipas OBSH. I bëj thirrje qytetarëve se nuk ka hapsirë për panik. Gjithçka duhet bërë sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë. Kongresi do të zhvillohet normalisht, sipas axhendës tre ditore, është në mjedis të mbyllur, sic është Pallati i Kongreseve, për cdo lloj mase tjetër kushdo duhet të ndjekë protokollin e masave parandaluese.” u shpreh Balla, ndërsa kritikoi ashpër ish kryeministrin Berisha i cili sipas tij, sa herë ka ngjarje është burimi i gjithë alarmeve për vendin.

“Dua të them dy fjalë, personazhi më negativ mbetet Sali Berisha që sa herë ka epidemi apo ngjarje në vend, është burimi i gjithë alarmeve dhe shpikjes se lajmeve panikuese pa asnjë lloj burimi. Që kur tmerroi Kavajën për sa i përket përcaktimit të karatantinës, ishte e turpshme që një ish-kryeministër të shpërndajë lajme të tilla me asnjë të vërtetë, brenda edhe për faktin që dikur ka qenë doktor. Kjo sjellje e turpshme nuk ndodh as në Itali, ku është shfaqur koronavirusi.

Qeveria është në krye të detyrës, po zbaton protokollin nga OBSH. Dua t’i them cdo qytetari anashkaloni lajmet e rreme të cdo qytetari dixhital apo regjistrimi zanor. Duhet të jemi të sigurtë se qeveria po bën gjithçka duhet dhe strukturat në të gjithë territorin po kryen verifikimin e duhur. “ -u shpreh Balla. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME