Shpërthimi i koronavirusit ne Kinë ka vënë në alarm edhe institucionet shëndetësore në vendin tonë.
Për këtë arsye, njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Gjirokastër ka ngritur një grup pune lidhur me masat e marra ndaj këtij virusi.
Në doganën e Kakavijes ka patur kontrolle te shtuara për të parandaluar përhapjen e virusit në Shqipëri.
Punonjës të kësaj njësie vendore po pyesin të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj në lidhje me levizjet e tyre.
Ndërkohë raportohet se gjate dites se djeshme nje shtetas aziatik eshte futur ne territorin tone përmes kësaj pike kufitare.
Po dje, autoritetet e portit të Durrësit ndaluan dhe më pas lanë të lirë një çift kinez. Kontrolle të rrepta janë marrë dhe në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
