Categories Lajme

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të çmimit të naftës në tregjet globale. Sipas të dhënave, një fuçi naftë Brent është rritur nga 72 në 80 dollarë brenda vetëm tre ditëve. Ekspertët thonë se nëse situata vazhdon të përkeqësohet, nuk do të jetë e largët dita kur do të paguajmë më shumë për karburantin e makinës edhe në Shqipëri.

Rreth 1/5 e naftës së tregtuar në botë kalon përmes ngushticës së Hormuzit, ku disa kompani transporti kanë njoftuar se do të shmangin kalimin për shkak të rrezikut nga sulmet me raketa. Kjo situatë ka sjellë rritje të kostove të transportit dhe presion shtesë mbi çmimin final.

Edhe në skenarin më të keq, kompanitë që tregtojnë naftë në Shqipëri duhet të garantojnë rezerva të mjaftueshme për të paktën tre muaj në rast të uljes apo bllokimit të importeve. Megjithatë, përvoja e mëparshme, si në rastin e pandemisë, ka treguar se çmimi i naftës mund të rritet menjëherë në tregun vendas.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME