Categories Lajme

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi ka ulur intensitetin e qarkullimit, por jo agresivitetin e tij. Stina e pranverës ka nisur me një rënie të ndjeshme të infektimeve nga tipi A i influencës, i cili këtë sezon gripi ishte në dominim edhe ndaj virozave të tjera.

Specialistët e Shëndetit Publik flasin për 12500 të prekur në javë, një shifër shumë e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërsa raportohet përgjysmim i urgjencave dhe shtrimeve në spitale. Por edhe ky sezon gripi nuk ka kaluar pa raste të rënda dhe fatalitete.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik gripi deri tani ka shkaktuar një viktimë. Një i moshuar me sëmundje të tjera shoqëruese, ka humbur jetën në muajin janar për shkak të komplikacioneve që shkaktoi agresiviteti i tij. Sezoni i gripit zgjat deri në fund të marsit. Me zbehjen e tij, në popullatë rishfaqen alergjitë e stinës së pranverës.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME