Categories Lajme

Ndërtimi, tregtia dhe turizmi ulin besimin në ekonomi! Optimizëm tek industria

Shkurti ka rikthyer pesimizmin në ekonomi. Pas një përmirësimi në muajin janar, raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se besimi në ekonomi ra me 2.5% në muajin shkurt krahasuar me muajin paraardhës.

Ndikim negativ kanë dhënë pritshmëritë jo pozitive të sektorit të ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, ndërsa sektori i industrisë ka regjistruar rritje në muajin e kaluar. sa i takon konsumatorëve treguesi i besimit mbetet i pandryshuar. Rënien më të fortë në shkurt e ka pasur ndërtimi me 6.5% për shkak se uljes së aktivitetit ndërtues, si dhe mungesës së porosive. Pra nuk ka pasur kërkesë për të blerë apartamente, ndërsa nga ana tjetër ndërtuesit presin rritje të çmimeve në të ardhmen.

Për shkak të mungesës së punonjësve dhe vlerësimeve jo optimiste për të ardhmen, si dhe prej rënies së aktivitetit edhe sektori i tregtisë ka ulur besimin në ekonomi me 3.6%. Ky sektor vijon të jetë i goditur nga kursi i këmbimit për shkak të zhvlerësimit të valutave, që automatikisht i ul fitimet eksportuesve.

Më pas vjen sektori i shërbimeve ku bën pjesë edhe turizmi, që është në rënie me 1.9%, pasi kanë raportuar ulje të aktivitetit dhe kërkesës për shërbime, pra s’kanë pasur punë restorantet, hotelet apo strukturat e tjera, për shkak të kërkesës së ulët. Ky sektor pret që çmimet të bien në muajit e ardhshëm.

I vetmi sektor me rritje në shkurt ishte industria me 1.5%, pasi raporton numër më të madh të kontratave për porosi sidomos për eksport. Industria gjithashtu vlerëson se prodhimi dhe punësimi në të ardhmen do të rriten. Nga ana tjetër konsumatorët vijojnë të jenë neutral në treguesin e besimit në ekonomi, pasi perceptimi i tyre thotë Banka e Shqipërisë nuk ka ndryshuar, nga njëra anë janë pesimistë për gjendjen financiare personale dhe në tjetrën janë optimistë për situatën ekonomike në të ardhmen.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME