Categories Lajme

Fshati turistik i Zvërnecit Vlorë u mbetet të moshuarve, rinia drejt Greqisë

Mungesa e investimeve në fashatin turistik të Zvërnecit, ka detyruar banorët që ta braktisin atë. Banorët ankohen se ka një mungesë vëmendje nga organet përkatëse, të cilët prej vitesh nuk kanë vënë dorë. Tashmë  popullsia e Zvërnecit i përket moshës së tretë. Banorët dhe veçanërisht rinia  po braktis fshatin turistik të Zvërnecit. Më parë në Zvërneci jetonin afro 1200 banorë të ndarë në 350 familje, tashmë numri i tyre është reduktuar ndjeshëm. Gjatë dimrit aty jetojnë afro 10 % tashmë e kësaj shifre, 100 deri në 150 banorë të ndarë në afro 60 familje, ku 99 % e tyre janë persona në moshë të tretë, pasi rinia është larguar në emigrim kryesisht në shtetin fqinj Greqinë.

“Kanë ikur në emigracion, papunësi. Rrugë nuk kemi.”

E vetmja periudhë ku e shikon Zvërnecin paksa të populluar sipas banorëve është stina e verës, ku kthehen emigrantët. Sapo futesh në fshat e vetmja gjë që të bie në sy janë shtëpitë e braktisura, rruga e amortizuar,uji i ndotur që shkon në rubinetat e banorëve, mungesa e energjisë elektrike, probleme këto që i shqetësojnë banorët.

“Është braktisur fshati nga shteti. Të majtë e të djathtë këtë fshat e kanë lënë mënjanë për interesat e tyre.” Fshati turistik i Zvërnecit është një nga njësitë administrative më të bukura të qytetit të Vlorës për shkak të afërsisë së tij më detin Adriatik si dhe lagunën e Nartës.

Gjatë stinës së verës vizitohet nga shumë turistë për shkak dhe të afërsisë së tij më një ndër pikat më atraktive të qytetit, siç është Manastiri i Zvërnecit. Gjithashtu Zvërneci është përfshirë në projektin e zhvillimit të 100 fshatrave turistike, por sërish vëmendja për të mungon tashmë prej vitesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME