Categories Lajme

Fshehu në makinë 17 000 euro për të mos i deklaruar në kufi, procedohet penalisht 34-vjeçari në portin e Vlorës

Port Vlorë/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Si rezultat i këtyre kontrolleve, falë dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese që operojnë në kufi, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Fshehu në automjet, 17 000 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 34-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare në port Vlorë, në bashkëpunim me Frontex-in, përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s në Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të shumave monetare, lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe goditjen e çdo paligjshmërie tjetër kufitare.

Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin R. M. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në valixhen me sendet personale të drejtuesit, shërbimet e Policisë gjetën 17 000 euro, të padeklaruara nga shtetasi R. M., konform ligjeve në fuqi. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME