Categories Lajme

Fshihej në Francë, arrestohet nga Interpoli 50-vjeçari nga Mirdita i dënuar për drogë (Emri)

Arrestohet në Francë një 50-vjeçar shqiptar me precedentë penal dhe i dënuar me 5 vite burg për drogë. Interpol Tirana falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Interpol Tirana dhe homologëve, bie në prangat e Policisë dhe arrestohet në Francë, një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Zyra e ZQK Interpol Tirana, me zyrën homologe të Interpol Paris, Francë kanë shkëmbyer informacione me vlerë mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe që fshihej në Francë.

Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit Tom Kaçi, 50 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë. Ky shtetas ka qenë person me precedent të mëparshëm penal dhe ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 5 vite burgim, për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa dhe më pas ata kryenin transportimin e saj me mjete, në drejtim të zonave urbane të Mirditës.

Në kuadër të procedimit penal të regjistruar që në vitin 2013, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë dhe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt vendit tonë. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME