Categories Lajme

Policia e Tiranës ka arrestuar 12 persona, mes tyre dy të shumëkërkuar

Policia e Tiranës ka arrestuar 12 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të ar restuarve janë 2 persona të shpallur në kërkim dhe të d ënuar me b urg për “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim të taksave dhe tatimeve”. Të dy këta shtetas fshiheshin në Sarandë, në një shtëpi me qera. Ndërkaq një 30-vjeçar ka rënë në pranga për përdhunimin e një shtetaseje 2 vite më të madhe.

Njoftimi i policisë: Tiranë Bien në prangat e Policisë 12 shtetas, për v epra të ndryshme p enale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e K rimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra se dy shtetas të shpallur në kërkim strehoeshin në banesat e marra me qera në qytetin e Sarandës, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Riviera” si rezultat i të cilit bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin i shtetasve:

I. B., 54 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj b urgim, për veprën p enale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

Ermal Barjami, 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit b urgim, për v eprën p enale“ Fshehja e të ardhurave“.

Po nga specialistët e Seksionit për H etimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit M. A., 44 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në b urg”, për veprat p enale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët për He timin e N arkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar k an abis;

E. N., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Bmw” nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të d yshuar k okainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Q. K., 63 vjeç dhe A. K., 35 vjeç (babë e bir), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të tyre në fshatin “Stan i Ri” Kavajë, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar k anabisi;

Sh. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 32-vjeçare. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ar restimin në flagrancë të shtetasve:

M. R., 50 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; G. S., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

A. H., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të de hur; F. Gj., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin U. D., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME