Categories Lajme

Ftohtë, shi dhe borë/ Ky do të jetë moti për ditët në vazhdim

Meterologu i Meteoalb Hakil Osmani mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re”  në RTV Ora ka treguar se si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim. Osmani tha se kjo javë e parë e muajit janar pritet të jetë me një mot të paqëndrueshëm me reshje shiu ku në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e borës.

“Java e parë do të jetë në mbizotërimin e reshjeve të shiut dhe do të kemi  kthjellime të pakta në vendin tonë. E gjithë kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm ku vranësirat do të sjellin herë pas here reshje shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi shfaqje të reshjeve të borës kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore të territorit shqiptar.  Pjesa tjetër e vendit do të jetë kryesisht në mbizotërimin e kthjellimeve të pakta, por edhe e vranësirave të shpeshta që do të sjellin herë pas here këto reshje shiu të cilat do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës duke përfshirë edhe fundjavën”

Sa i përket temperaturave sipas tij do të pësojnë një ulje duke sjellë një mot të ftohtë ku në zonat malore vlerat termike do të shkojnë deri në -4 gradë celsius. Në fundjavë parametri i erës pritet të kalojë 60 km/h  e cila pritet të shkaktojë probleme në det.

Dita e sotme ka patur vlera -1,-2 gradë celsius minimalet në zonat malore ndërsa maksimumi nuk pritet më shumë se 12 apo 13 gradë celsius në jugperëndim të territorit shqiptar. Duhet të themi që vlerat termike do të kenë një rënie të tyre duke bërë që temperaturat do të shkojnë -4 në zonat malore dhe maksimumi deri në 10 gradë celsius. Do të kemi një parametër të mirë të erës deri të premte, pasi në fundjavë do të kemi një fuqizim të parametrit të erës.  Duke sjellë kshu probleme për trafikun detar pasi shpejtësia e saj pritet të kalojë lehtësisht  edhe 60 km/h “

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME