Categories Lajme

“Fundjavë Ndryshe” në ndihmë të Elonës

Fondacioni “Fundjave Ndryshe” ka ndërmarrë sot një tjetër nismë humane. Elona Kuburja është një vajzë 14-vjeçare e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe po lufton për jetën. Për kurimin e saj në Turqi nevojitet një shumë e madhe parash.

Apelit për të shpëtuar jetën e vajzës i sot i është bashkuar Fundjavë Ndryshe, që drejtohet nga Arbër Hajdari.

Fondacioni ka nisur mbledhjen e fondeve online duke u bërë thirrje qytetarëve që të japin ndihmën e tyre për të shpëtuar vajzën. Përgjigja e qytetarëve ka qenë mbresëlënëse. Brenda 17 orëve janë grumbulluar 13 mijë dollarë.

Në mesazhin për mbledhjen e fondeve, Fundjavë Ndryshe shkruan: “Urgjente! Në limitet e jetës! Sapo dola nga dyert e spitalit në Tiranë. Takova Elonën, vajzën 14 vjeçare që po lufton me vdekjen. U trishtova shumë, sprovë e madhe për vajzën dhe familjen e saj. E megjithatë Elona kishte shpresë !!! Elona Kuburja e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, që quhet hemangioma kongenitale, të cilën e ka pasur që në lindje. Prindërit kanë kontaktuar me një spital në Turqi dhe i duhen 14.500 Euro për transportin e fëmijës drejt spitalit Turk dhe 30.000€ për të nisur procedurën mjekësore. Ju lutem shpërndajeni! Më poshtë linku për të kontribuar : GoFundMe:

PayPal:

[email protected]”.

Linku ku mund të ndihmoni për Elonën:  

Elona 14 Vjeçare në limitet e jetës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME