Categories Lajme

‘Vëllai ynë është me Krishtin, do ta takojmë një ditë’…Kërkesa prekëse e motrave të punëtorit që vd iq nga skela

Ergys Brahimaj është 31-vjeçari që humbi jetën pas shembjes së skelës në pallatin ku ai po punonte në Tiranë. Familja e tij ndjen një dhimbje të papërshkrueshme, çka shfaqet edhe në një postim të dy motrave të Ergysit, Gysi, siç ato i thërrisnin. Ergys Brahimaj, kishte marrë letrat amerikane dhe shumë shpejt, së bashku me motrën e cila punonte doktoreshë, do t’iu bashkoheshin prindërve që jetonin në “tokën e premtuar”. Nuk kishte nevojë për para, siç shprehen të afërmit e tij, por punonte sepse nuk donte që të “varej ekonomikisht” nga prindërit.

Sot, motrat e tij kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku teksa falenderojnë këdo që iu është gjendur pranë në këto momente tepër të vështira për familjen e tyre, kanë kërkuar nga gjithë ata që e njihnin Ergysin të ndajnë me to foto, video ose kujtime të cilat familjarët nuk i dinë.

“Të dashur miq, kushërinj, shokë. Ne motrat e Gysit duam t’ju falenderojmë për të gjitha mendimet, lutjet dhe ngushëllimet. Vëllai ynë nuk është më mes nesh por ai është me Krishtin dhe ne do ta takojmë një ditë, por deri sa ajo ditë të vijë e vetmja gjë që na kanë ngelur janë kujtimet e tij. Ju lutemi nëqoftëse keni foto, video ose kujtime që ne nuk i dimë ndajini ato me ne. Zoti ju bekoftë të gjithëve! Ela & Lona”, shkruajnë motrat.

Tre ditë më parë, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, 36  vjeç, u zunë poshtë nga skela që u shemb nga lartësia e pallatit 13 katësh, për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe sigurisë në vendin e punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME