Categories Lajme

Furgoni pësoi aksident në Tiranë-Durrës, reagon KF Egnatia: Asnjë futbollist i dëmtuar!

Klubi i futbollit të Egnatias së Rrogozhinës ka informuar publikun lidhur me aksidentin që pësoi furgoni i sportistëve të saj në aksin Tiranë-Durrës. Sipas sqarimit zyrtar në FB, asnjë futbollist nuk ka pësuar dëmtim nga aksidenti dhe situata u kalua pa probleme.

Egnatia e Rrogozhinës, një ekip me synime këtë vit për t’u ngjitur nga Kategoria e Parë në Superligë po luante një ndeshje sot ndaj Elbasanit ku fitoi thellë 6-0, dhe në kthim për Rrogozhinë pësoi aksidentin ku udhëtonin disa prej futbollistëve. Kujtojmë se rreth orës 18:00 furgoni i KF Egnatia-s u përplas me një automjet dhe fuoristradë tjetër por pa dëme në njerëz.

NJOFTIMI NGA KF EGNATIA KF Egnatia 🚍 Fugoni i futbollistve është përfshirë në një aksident rrugorë në autostraden Durres-Tirane. Klubi sqaron opinionin sportiv dhe publik se gjithçka është kaluar pa probleme duke mos pasur asnjë të dëmtuar por vetëm dëme materiale. Faleminderit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME