Categories Lajme

Furtunë në p*lici! Pas ndodhisë së Santiago Malkos, mbi 100 efektivë në hetim

Furtunë në në Policinë e Shtetit pas nxjerrjes së të dhënave nga sistemi TIMS mbi Santjago Malkon që mbeti viktimë e një atentati mafioz në Tiranë pak ditë më parë. Drejtoria e Standardeve ka nisur verifikimin për më shumë se 100 punonjës policie që janë identifikuar përmes përdorimit të një kodi sigurie të veçantë pasi kanë kërkuar të dhëna në sistemin TIMS për ish-policin.

Referuar ligjit, asnjë punonjës policie nuk mund të nxjerrë apo të kërkojë të dhëna nga sistemi TIMS nëse nuk është i ngarkuar drejtpërdrejtë me hetimin e një çështje të caktuar. Drejtuesit e policisë kanë dyshime se fotoja që ka dalë nga sistemi TIMS është bërë edhe publike në media.

Gjithashtu janë publikuar edhe të dhëna sensitive që kanë cënuar figurën e viktimës. Santiago Malko, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e 28 gushtit në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Malko, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santiago Malko, ku u përfshi në një ngjarje të rëndë kriminale, ku dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përplasën fizikisht, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Atë kohë burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer. Që atë kohë, cifti u fejua dhe pas largimit nga Policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në këtë biznes ishin të vetpunësuar ish policja Dea dhe motra e Santiagos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME