Categories Lajme

Fushata e vaksinimit/ Manastirliu: Si fillim do të mbulohet 20 përqind e popullatës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka theksuar nga emisionin “Open” se vaksinimi si fillim do të mbulojë rreth 20 % të popullsisë. Manasterliu tha se janë 568 mijë persona që do të vaksinohen apo 1.2 milion vaksina. Më tej ministrja ka shtuar se do të përpiqen që të vaksinohet e gjithë popullata nga 16 vjeç e lartë, ku do të nisin me mjekët dhe më pas kategoria e personave mbi 75-vjeç.

”Do jenë mjekët. Do jenë ata mbi 75 vjeç dhe do të jetë vaksinim i kombinuar. Ka persona që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe ata do jenë të parët. Për të ulur riskun. Në të gjithë botën ka qenë problematikë përhapja e virusit në azile.“Po i përdorim dhe do i përdorim për kategoritë e riskuara. Sigurisht që ka disa elementë për të sqaruar. Zgjerimi i fushatës. Për të frenuar përhapjen e virusit është qëllimi i parë.

Do të kalojmë në fazën e sulmit. Ne kemi një armatë shumë të mirë dhe i kanë dhënë provat. Kemi një instrument të fuqishëm. Do të vijojmë dhe të kemi kanale të tjera për doza të tjera. Vaksina e Pfizer është e mbyllur por presim Covax që kemi paguar 4 milionë dollar. Dhe në muajin shkurt mund të ketë vaksinat e para. Kemi siguruar 500 mijë. Dhe kemi nevojë synimi është të kemi mbulesë të gjerë dhe të mbulojmë të gjithë popullatën.

Ka vaksina me target të ndryshëm se Pfizer nuk e lejon nën 16 vjeç. Nga ana tjetër është se ne kemi negociata me vende të BE për blerje dozash të vaksinave. Ajo që ndodhi sot me ardhjen e vaksinave të para dhe me kontratën e Pfizer apo me vaksinat që do vijnë.

Ne kemi një kalkulim dhe sigurisht të ecin në mbulim të popullatë nga mbi 16 vjeç. Patjetër do të vijë sipas kalendarit. Ekzakt po ju them që këtë po e vlerësojnë ekspertët. 20% të popullatës 1.2 milion doza vaksina“Po ju them se masa e fillimit të vaksinës është 568 mijë qytetarë apo 1.2 milion dhe më pas shtrihet në të gjithë popullatën.” – u shpreh Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME