Categories Lajme

Fushata e vaksinimit në Shqipëri, vaksinohet mjeku i parë nga Kosova në Kukës

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje mjekëve nga Kosova që për të marrë dozën e vaksinës anti Covid të shkojnë në Kukës, pasi kontrata e blerjes së vaksinës nuk lejon dhurimin e saj si donacion për Kosovë.

Një ditë më parë në Qendrën Rajonale të Telemjekësisë në Kukës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit me dozat e AstraZeneca, ku një ndër të vaksinuarit është dhe mjeku kosovar Blerim Feka.

Mjeku Feka kaloi kufirin për tu imunizuar kundër koronavirusit, i cili në një prononcim për mediat në Kosovë është shprehur se nuk ka hezituar aspak për ta bërë një veprim të tillë.

“Shumë lehtë dhe afër. Më pritën përzemërsisht dhe më bën vaksinën kundër Covid-19. Jam i lumtur. I ftoj të gjithë kolegët që të shfrytëzojnë mundësinë për tu vaksinuar kundër Covid-19”, ka thënë ai për Klan Kosovën. Ndërkohë  në Shqipëri tashmë ka nisur fushata e imunizimit për mësuesit, ku vetëm në Kukës deri më tani janë vaksinuar 40 mësues.

Ata që morën vaksinën u siguruan nga përgjegjësit e vaksinimit se kjo dozë nga Skandinavia nuk ka efekt anësor trashjen e gjakut siç u raportua në disa vende europiane së fundmi./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME