Categories Sport

Rikthim i bujshëm, hapen dyert e Suedisë, Ibrahimovic përfshihet në listën paraprake

Zlatan Ibrahimovic po jeton një rini të dytë, rikthimi tek Milan ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm, konfirmoi edhe një herë se mund të luaj akoma në nivele të larta ndërsa tashmë feston një tjetër sukses personal.

Ibra vijon të stërvitjen i diferencuar me shpresën për të qenë në fushë kundër Man.United por në të njëjtën kohë mund ti gëzohet grumbullimit në përfaqësuesen suedeze.

Sulmuesi i Milan është përfshirë nga trajneri Andreson në listën paraprake të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” dhe për miqësoren kundër Estonisë.

Për herë të fundit, Ibrahimovic ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen suedeze në “Euro2016”, në sfidën kundër Belgjikës. Që nga ajo ndeshje Ibra ishte tërhequr nga ekipi përfaqësues por ky rikthim i mundshëm pas pesë vitesh mungesë ka një shije të veçante. Ibra mund të luaj një tjetër turne madhorë, si europiani i këtij viti ku Suedia bën pjesë në një grup me Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë. (BaW)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME