Categories Sport

Futbollistët e Realit motivohen para “El Clasico”, marrin dhuratë “Audi” të personalizuar

Real Madrid luan nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ku përballë do të ketë skuadrën e Barcelonës në “El Clasicon” e parë për këtë sezon. Për madrilenët është e rëndësishme kjo ndeshje për hakmarrje duke marrë parasysh faktin se në sezonet e fundit ka vuajtur jo pak dhe është mundur rregullisht nga katalanasit.

Në prag të këtij takimi, për të motivuar më shumë futbollistët ka menduar kompania e makinave “AUDI” e cila u ka dhuruar të gjithë futbollistëve nga një makinë. Serxho Ramos si kapiten, kishte të drejtën për të zgjedhur makinën më të shtrenjtë të mundshme nga katalogu i ofruar teksa ka përzgjedhur një automjet që arrin në shifrën e 86 mijë eurove.

Futbollistët e tjerë, kanë pasur mundësi të zgjedhin modele dhe ngjyra të ndryshme teksa të gjitha makinat kanë ardhur me targë të personalizuar ku ishte shkruar emri i futbollistit dhe modeli i automjetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME