Më 3 Janar 2018, Mjeshtri i Madh i Sportit, futbollisti i talentuar i Kombëtares Shqiptare, Mexhid Haxhiu, mbushi 78 vjeç. I urojmë përvjetorin e 78-të ditëlindjes ish sulmuesit të madh të kuq, dhe te kombëtares sonë, Mexhit Haxhiu. Mexhit Haxhiu ka qënë një ndër sulmuesit më të mëdhenj të futbollit tonë, në mesvitet 60-të dhe fillim vitet 70-të. Një sulmues me shumë fantazi, bomber i vërtetë me aftësi të shkëlqyera golashënuese, dhe shoqëruar me teknike dhe inteligjencë të rrallë në lojën me top.
Me Partizanin ka zhvilluar 3 sezone të shkëlqyera, në sezonet 1962/63 deri në 1965/66, duke shënuar 10 gola. Erdhi te Partizani me kërkesën e Loro Boricit që e cmonte shumë, duke qënë pjesë e atij Partizani të madh krahas Panos, Shllakut, Jasharit, Jankut etj. Bashkë me Pano dhe Jasharin, bënë një treshe të paharruar që vështirë mund të përsëritet për cilësinë.
Ai te Partizani shpalosi vlerat e tij të mëdha sportive falë talentit dhe punës së tij këmbëngulëse, ai ishte vetëm 20 vjec,dhe ishte pothuaj i konsideruar futbollist i formacionit bazë për 3 vjet rrjesht. Kishte fizik të bukur, përdorim topi mjaft të mirë për atë moshë dhe ra në sy talenti i tij i madh. Topin e përdorte shkëlqyer, godiste në të gjitha pozicionet, me të dyja këmbët, triblimet i kishte zik-zak krejt te vecanta, lëvizjet trupore të mrekullueshme dhe ishte një golëshënues i aftë. Tek Partizani luan 3 vjet, por me ndërprerje, sepse biografia “e keqe”,herë e çonte në repart pune në Lushnjë, herë në Vlorë dhe e rikthente sërish sipas valëve të luftës së klasave.
Me Partizanin ai doli 1 herë kampion më 1964 dhe fitoi një kupë të Shqipërise më 1965. Mexhiti falë formës së shkëlqyer u thirr edhe në kombëtare, kur në harkun kohor 11.10.1964 – 24.11.1965, luajti 3 ndeshje me fanellën kuqezi, ku shënoi edhe një gol në miqësoren kundër Algjerisë në Tiranë, shoqëruar edhe 2 ndeshje mjaft të mira për eliminatorët e Kupës së Botës 1966, ndaj Zvicrës dhe Irlandës së Veriut. Në arenë ndërkombëtare ka këtë bilanc: 20 ndeshje; gola 2. Titujt e karrierës : Mjeshtër i Merituar i Sportit, 1990; Nderi i Sportit Shqiptar, 2000; Fitues i anketës 10 sportistët më të mirë të Shqipërisë 1972; Fitues në 11-shen më të mirë të 55 kampionateve shqiptare; Medalje ari në Vlorë Futbollist i Shekullit. “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Qytetit të Vlorës”, si një sportist i vlerësuar nga mbarë opinioni publik, si një nga bijtë brilant e më të nderuar të qytetit të Vlorës e të mbarë Shqipërisë. Krenoheshim si vlonjat, nga çdo sukses i tij dhe, në periudhën e egërsisë komuniste të luftës së ashpër të klasave, na vinte keq për qëndrimet nënvleftësuese, denigruese e ndonjëherë fyese ndaj tij. Shumëkush e vuante poshtërimin së bashku me këtë njeri të duruar, gjithnjë të urtë, të sjellshëm e zemërgjerë. Në këtë drejtim, sidomos ne që e njihnim, indinjoheshim, se e dinim mirë edhe prejardhjen e shquar për trimëri dhe atdhetari të Familjes Haxhiu. E kaluara shkëlqente sidomos me gjyshin e tij, Osman Haxhiu, prefekt i Vlorës për një kohë të gjatë, burrë shteti që spikati në veçanti si prijës i “Luftës së Vlorës”, epopesë vendimtare për vetë ekzistencën e Kombit Shqiptar. I urojme mjeshterit Mexhit Haxhiu edhe 100 vite të tjera të lumtura nga redaksia e VloraNews, plot shëndet dhe mbarësi.

