Categories Lajme

Futën 1.2 milionë euro të falsifikuara në Shqipëri, gjykata jep vendimin për 3 francezët

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshme shtetasen franceze Jennifer Chollet dhe ka dënuar me 12 vite në total, nga 6 secilin, dy të pandehurit e tjerë, Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam.

Togat e zeza rrëzuan të dyja akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj Chollet, atë të “falsifikimit të monedhave e kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda”, dhe “Mashtrimit të mbetur në tentativë”. Ndërkohë, dy të tjerët janë shpallur fajtorë për veprën penale të ‘falsifikimit të monedhave e kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Ndaj tyre ra akuza e mashtrimit. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar në total 27 vite burg për 3 të pandehurit me shtetësi franceze, të cilët akuzohen për futjen e qindra mijëra eurosh të falsifikuara në vendin tonë. Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar dënimin me nga 9 vite burg për shtetasit Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam.

Nga 9 vite burg, ndaj Ngakam dhe Nkeh zbriti në 6 për secilin për shkak të gjykimit të shkurtuar. Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove të falsifikuara dhe letrave “Lastra” dhe kanë kërkuar pafajësi.Sipas Prokurorisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e Shqipërisë rreth 1.2 milionë euro, kartëmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME