Categories Lajme

Futen ‘brenda’ dy teknikë nga Vlora, ja si ndodhi ngjarja

Dy teknikë nga Vlora kanë rënë në prangat e policisë pasi plagosën rëndë një 66-vjeçar duke dëmtuar një kabull elektrik. I moshuari, i identifikuar si F.K., është dërguar në spitalin e Nënë Terezës për të marrë ndihmë mjekësore pasi ka marrë plagë në trup.

Teknikët, të identifikuar me inicialet S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë. Ndërsa një 56-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë një nga përgjegjësit për shkelje të rregullave të mbrojtjes. Njoftimi i plotë: Policia ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Vihen në pranga nga Policia shtetasit S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë. Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasi F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e “Nënë Terezës” Tiranë për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME