Categories Sport

Lojtari i Liverpulit zbulon të pathënat: I lutesha zotit të ishte me mua

Andy Lonergan e ka quajtur Xherdan Shaqirin magjistar të vogël kundër të cilit kishte fríkë të luante në seancat stërvitore të Liverpoolit, aq shumë saqë lutej që ai të ishte në një ekip të përbashkët me të.

Në gusht të vitit të kaluar, Lonergan iu bashkua Liverpoolit si portier rezervë pas Adrian dhe Alisson Becker. Edhe pse nuk e ka bërë asnjë paraqitje gjatë sezonit 2019/20, 36-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Liverpoolit që e fitoi Premierligën, derisa kishte përfituar nga mundësia për të ushtruar çdo ditë me lojtarë të klasit botëror në Melwood.

Lonergan është lojtar i lirë tani pasi i mbaroi kontrata me të kuqtë, por është i hapur të nënshkruar kontratë të re në Anfield nëse i jepet mundësia. Lonergan e ka pranuar se kishte pasur fríkë të përballej me Xherdan Shaqirin, anësorin shqiptar të Zvicrës, i cili njihet si goditës madhështor i topit me këmbën e majtë të fríkshme.

“Askush nuk më ka befasuar sepse të gjithë janë madhështorë”, tha Lonergan për Liverpool Echo. “Por ai me të cilin nuk doja të përballesha ishte Shaqiri. Kur e godet ai topin, është në gjendje të bëjë çfarë të dojë me këmbën e tij të majtë. Kur luajmë pesë kundër pesë, gjithmonë them me vete ‘Të lutem ji në një ekip me mua’, sepse nëse është kundër teje, ai është magjistar i vogël me mënyrën sesi shënon”, tregoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME