Categories Lajme

Futën makina pa doganë, arr.estohen katër persona (Emrat)

Katër persona, të cilët futën makina pa doganë, janë ndaluar nga policia pasi i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej tetë milionë lekë

“Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me struktura ligjzbatuese të huaja dhe vendase, në vijim të një punë disa ditore për hetimin e rasteve të dyshuara të Kontrabandës me mallra me regjim të ndërmjetëm, Vepër Penale e parashikuar nga Neni 177 i Kodit Penal, ka finalizuar Operacionin “Regjimi” në vijim të të cilit u bë ndalimi i katër (4) shtetasve B.G, A.F, R.Sh, I.R, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D.B. të gjithë shtetas shqiptarë. Gjithashtu në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetas të huaj.

Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Republikën e Shqipërisë automjete të tipeve/llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volksëagen dhe më pas me qëllim shmagien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë afërsisht 8 milion lekë. Hetimet vazhdojnë edhe për përfshirjen e personave apo strukturave të tjera të Administratës shtetërore.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME