Categories Lajme

Futën mallra të padeklaruara në Shqipëri, arrestohen shoferi dhe pronari i furgonit të linjës Ankona-Durrës (VIDEO)

Policia e Shtetit tha se goditi një tjetër rast i tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për cilat paguhet akcizë dhe mallra të tjera dhe vendosi në pranga shoferin dhe pronarin e furgonit të linjës Ankona-Durrës, në të cilin u gjetën mallrat e padeklaruara në hyrje të RSh-së.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik dhe të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Customs”, si rezultat i të cilit u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra në Shqipëri.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

F. G., 26 vjeç, banues në Dimal (drejtuesi i automjetit);

A. Ç., 60 vjeç, banues në Lushnjë (pronari i automjetit).

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me autoritetet doganore, në automjetin (furgonin) me drejtues shtetasin F. G. dhe pronar shtetasin A. Ç., gjetën dhe sekuestruan dhjetëra kuti me kafe dhe mallra të tjera, të cilat këta shtetas po tentonin t’i kontrabandonin në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME