Categories Lajme

‘Futet brenda’ pronarja e parukerisë

Pronarja e një biznesi në Teksas qëndroi një javë në burg, për shkak se salloni i saj i bukurisë ishte i hapur, pavarësisht masave të marra për mbylljen e çdo aktiviteti si pasojë e pandemisë. Shelley Luther, u paraqit në gjykatë të martën dhe gjykatësi Eric Moyé u shpreh se ajo mund të evitonte burgun nëse kërkonte falje për veprimin e saj egoist, mbyllte sallonin dhe paguante një gjobë. Por Luther nuk pranoi, duke thënë se të ushqesh fëmijët nuk është veprim egoist.

“Unë nuk pajtohem me ty zotëri kur thua se jam egoiste sepse ushqyerja e fëmijëve të mi nuk është egoizëm. Kam stiliste flokësh që kanë nevojë për të ardhura sepse duhet të ushqejnë fëmijët e tyre. Nëse mendoni se ligji është më i rëndësishëm sesa fëmijët që ushqehen, atëherë ju lutemi vazhdoni me masën tuaj. Por unë nuk do të mbyll sallonin“.

Luther u gjobit me 7,000 dollarë dhe u paralajmërua që do të gjobitet me 500 dollarë të tjerë çdo ditë, nëse biznesi vazhdon të mbetet i hapur. “Ligjet janë ato që qeverisin. Njerëzit nuk mund ta vendosin dhe të përcaktojnë vetë, se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë”, u shpreh gjatë seancës gjykatësi../tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME