Categories Lajme

Fytyra e qytetarit është mbuluar nga JOQ Albania sepse nuk jemi 100% të sigurtë, por fenomeni është shqetësues

Fytyra e qytetarit është mbuluar nga JOQ Albania sepse nuk jemi 100% të sigurtë, por fenomeni është shqetësues:

“Pershendetje JOQ  Un jam nje foto reportere qe jetoj jasht shtetit por per momentin ndodhem ne Tirane . Doja tju tregoja nje ngjarje e shemtuar qe ndodhi sot ne autobuzin e unazes rreth ores 14:00 dat 24/12/2020 nga stacioni i rruges elbasanit deri ne 3 stacione me posht ne drejtim te brrylit !

Si cdo qytetare tjeter sot mora urbanin per te shkuar ne shtepi edhe nje stacion pas meje hipi nje burr rreth moshes 40 vjecare besoj te cilit do ju dergoj foton, dhe ky ishte nje nder “MANJAKET” e autobuzeve te shqiperis i cili ngacmon seksualisht dhe ne menyr imorale femrat pa ren ne sy dhe duke kryer cdo veprim ne menyr te fshehte per mos ti hapur telashe vetes se tij.. por sot i qelloi me mua dhe un nuk mundesha te heshtja ndaj nje veprimi kaq te ulet !!! menjeher ju ktheva duke e akuzuar per cka beri dhe duke i then qe duhet te ket turp per kete veprim dhe qe do ta denoncoj ne polici , gjithashtu dhe shum gra qe ishin rreth meje filluan duke e share dhe duke i bertitur. Une i bera foton duke i then qe kte foto do ta dorzoj ne polici dhe me pas ai zbriti nga autobuzi .. veprimi dhe faji nuk e lejonin qe te thoshte asnje fjal pervece “me fal” dhe “po pse bertet” dhe “mir mir”

Un kontaktova policine per kete ceshtje dhe ata me dhane nje pergjigje 10 her me te rend se sa veprimi ketij personi duke me then “eh ne autobuza ka shum te till kshu qe me mir lere mos i hap probleme vetes kot”. Si duket policia e vendit tone eshte vetem per te v rare dhe per te kercenuar te pafajshmit.

Po si mundemi te heshtim ne femrat per dicka te till ? A kaq pak rendesi ka ne shqipri vlera morale dhe kercenimet seksuale qe vijn nga pedofilat e autobuzeve ndaj femrave te te gjitha llojeve te moshave? Sot ndodhi me mua neser mund te ndodhe me vajzen, motren, gruan apo mamane e dikujt tjeter. Ky mesash mund te jet i gjat por une nuk do te pushoj para asgjeje deri sa ai person te gjykohet ne menyr qe dhe “shoket e tij” te mos guxojn te bejn prap veprime te ndyra si i ketij rasti. do e vleresoja shum qe identiteti im te mbes anonim. ju faleminderit”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME